Dionisi: Duhet të shkojmë në Milano të vetëdijshëm për cilësitë tona

by admin
Spread the love

Sassuolon e pret një sfidë e vështirë përballë Interit, por Dionisi e di se si fitohet në “San Siro”, ku ka mposhtur Milanin këtë sezon:

“Ajo është një ndeshje që i përket të shkuarës, le të mendojmë për të tashmen. Nesër do të përballemi me një skuadër të fortë, nuk është nevoja ta them unë, mjafton që të shohësh renditjen dhe shifrat thonë se Interi është një nga skuadrat më të forta.

Scamacca dhe Raspadori janë të gatshëm dhe do të luajnë. Do të mungojnë Ferrari (i skualifikuar) dhe Obiang e Romagna”, ka thënë trajneri i Sassuolos në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide.

“Vijmë nga 2 paraqitje pozitive dhe këtë trend duhet të ruajmë. Duhet të shkojmë në Milano të vetëdijshëm për cilësitë tona.

Nëse Interi bën Interin nga minuta e parë është e vështirë për çdo skuadër, e pamë edhe përballë Liverpoolit. Por nëse ata nuk janë në një ditë të mirë dhe ne luajmë mirë… ”, ka thënë Alessio Dionisi. / Oversport.tv

Foto: Sassuolo Twitter

You may also like