Dinamo Zagreb në kërkim të mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë

by admin
Spread the love

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj është në radarin e disa skuadrave evropiane, falë edhe paraqitjeve të tij me kombëtaren kuqezi në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

Mitaj, që aktualisht mbron ngjyrat e Lokomotivës së Moskës është në “shënjestrën” e Dinamo Zagrebit, njofton 24sata.hr, përcjell lajmi.net.

Trajneri i Dinamo Zagrebit, Sergej Jakiroviq dëshiron ta sjellë një mbrojtës të majtë në merkaton e janarit dhe Mitaj shihet i duhuri për atë pozitë.

Përveç Mitajt, gjiganti kroat i futbollit është raportuar se është interesuar edhe për futbollistin nga Kosova, Arbër Hoxha. Madje, thuhej në mediat kroate se Dinamo ka ofruar 1 milion euro për të.

Mitaj ka kontratë me Lokomotivën e Moskës deri në verën e vitit 2027.

20-vjeçari është pjesë e Lokomotivës së Moskës nga gushti i vitit 2022 nga AEK Athina./Lajmi.net/

You may also like