Dinamo Zagreb favorizohet shumë nga bastet, Ballkani kërkon të dëshmohet në fushë

by admin
Spread the love

Ballkani do të zhvilloj sonte ndeshjen e fundit dhe më të rëndësishme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të përballet me gjigantin kroat Dinamo Zagreb në stadiumin legjendar ‘Maksimir’, transmeton GazetaBlic Sport.

Suharekasit kanë udhëtuar drejt Zagrebit ditën e djeshme dhe janë gati për një ndeshje që pritet të jetë e rivalizuar deri në sekondat e fundit.

Dueli mes Dinamo Zagreb dhe Ballkanit zhvillohet me fillim nga ora 21:00, me kuotat e basteve që e favorizojnë fuqishëm skuadrën kroate.

Fitorja e Dinamos llogaritet me 1.40, barazimi me 4.75, kurse fitorja e skuadrës kosovare me 7.50.

/GazetaBlic Sport/

You may also like