Dinamo mposht Teutën

by admin
Spread the love

Një gol spektakolar në kohën shtesë, i shënuar nga braziliani Denisson, i dha tri pikët Dinamos në ndeshjen e prapambetur ndaj Teutës, duke ngjitur “nëndetësen blu” në vendin e katërt të renditjes.

Në “Air Albania” u zhvillua një sfidë mjaft e luftuar nga të dy skuadrat, por në fund u vendos nga një ekzekutim perfekt i Denisson, i cili mori topin nga e majta, hyri drejt qendrës dhe lëshoi një goditje nga distanca, teksa topi i përplas në shtyllën e portës së Vatës, para se të ndalej në rrjetë.

Festë në kampin dinamovit, që merr kështu fitoren e dytë radhazi dhe ngjitet në kuotën e 42 pikëve në vendin e katërt, pozitë që duhet ta ruajë edhe për 7 javët e ardhshme për të marrë pjesë në “Final 4” për titullin kampion.

Nga ana tjetër Teuta ndalet pas tre humbjesh radhazi, duke mos arritur dot të shkëputet nga zona e ftohtë e renditjes. Durrsakët shpërdoruan dy penallti në pjesën e parë me anë të Peposhit, teksa kjo u kushtoi shtrenjtë.

You may also like