Dinamo forcon mbrojtjen, firmos me 27-vjeçarin gjeorgjian

by admin
Spread the love

Një mbrojtës gjeorgjian për Dinamon.

Shqip raporton se blutë e kryeqytetit kanë arritur marrëveshjen me gjeorgjianin Gagi Margelashvili, i cili pritet të prezantohet zyrtarisht te klubi i Dinamos.

Futbollisti 27-vjeçar luan si qendërmbrojtës dhe së fundi ka qenë pjesë e klubit të njohur gjeorgjian Dinamo Tbilisi. Margelashvili ka luajtur për 6 muaj edhe me skuadrën shqiptare të Shkupit në Maqedoninë e Veriut, teksa numëron gjithashtu edhe eksperienca me klube si Saburtalo e Dinamo Batumi.

Futbollisti gjeorgjian pritet të sjellë eksperiencë në prapavijën e Dinamos, që nisi sezonin me dyshen Kaçorri-Behiratce ne qendër të mbrojtjes, në derbin ndaj Tiranës në fundjavë.


Top Channel

You may also like