Dinamo-AF Elbasani zhvillojnë ndeshje miqësore në Librazhd, takimi mbyllet me katër gola

by admin
Spread the love

Dinamo-AF Elbasani kanë zhvilluar një ndeshje miqësore këtë të premte, e cila është mbyllur me barazimin 2-2.

Takimi është zhvilluar në stadiumin e Librazhdit, me skuadrat që vazhdojnë përgatitjet për sezonin e ri.

Dinamo zhbllokoi sfidën që në minutën e 5’ me Behiratche, ndërsa avantazhin e ruajti deri në minutën e 66’, kur Elbasani barazoi me Kasën.

Megjithatë vetëm dy minuta më pas Dinamo rimori avantazhin me Hoxhën dhe takimi vijoi me rezultatin 2-1 deri në minutën e 88’, moment në të cilin Elbasani barazoi me Lleshin, për ta mbyllur në fund sfidën me barazimin 2-2.

Dinamo këtë sezon do të luajë në Kategorinë Superiore, teksa Elbasani siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë./ Super Sport


Top Channel

You may also like