Dinamo, 3 fitore dhe 6 humbje/ Trajneri Bledi Shkëmbi: Nuk kemi më kohë për të humbur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Me 3 fitore 6 humbje dhe 6 barazime tek Dinamo nuk ka kohë për të humbur dhe ditët e pushimit kanë qenë minimale sepse koha nuk pret, së pari për të rikuperuar atë që humbën në pjesën e parë të sezonit dhe më pas për të vazhduar drejt objektivave.

Në intervistën e tij të parë për vitin 2022 Bledi Shkëmbi trajneri dinamovid tregon këto ditë pauze të kampionatit.

Bledi Shkëmbi: Kaluam një gjysmë sezoni të dobët dhe patjetër që kjo na ka bërë të reflektojmë. Të gjithë si klub nga presidenti, stafi teknik dhe lojtarët jemi mbledhur, kemi parë ato cka kemi bërë gabim dhe shpresojmëq ë ky vit i ri të na përmirësojë ato gjëra që ne menduam se kemi bërë gabim.

Po sa të vështira kanë qenë për Shkëmbin këto ditë, i rrethuar sci thotë ai vetë më tepër nga presioni i rezultateve se sa nga presioni i jashtëm.

Bledi Shkëmbi: Kam patur momente reflektimi ku edhe unë jam menduar nëse duhet të vazhdojë apo jo dhe këtë gjë nuk mund ta fsheh, por besimi i presidentit më ka bërë të ndihem mirë dhe më ka bërë që të kem akoma më shumë besim dhe energji për ta kthyer situatën në favorin tonë.

Sabien Lilaj, apo Rexhinaldo janë dy blerjet e zyrtarizuara të cilat i japin më tepër besim trajnerit të Dinamos edhe pse objektivat nuk janë më ato të fillim sezonit.

Bledi Shkëmbi: Tani nuk mund të themi më të njëjtat gjëra që thonim në fillim të kampionatit, por me afrimet e reja jam i bindur që ne do të synojmë patjetër Kupën e Republikës dhe do të synojmë javë pas jave të fitojmë dhe të rikuperojmë në klasifikim.

Dhe së fundmi një urim apo mesazh për tifozët?

Bledi Shkëmbi: Ne i kërkojmë falje për atë gjysmësezoni që iku dhe i kërkojmë mbështetje, sidomos në momente të vështira. Ta kthejmë këtë situatë të keqe që kishim këto muaj që kaluam, nuk e meritojmë këtë vend që kemi.

 


Top Channel

You may also like