Dimitrov: Është e nevojshme një ofertë dhe sinjal direkt nga BE-ja për integrimin e rajonit

by admin
Spread the love

Është e nevojshme një ofertë direkte nga BE-ja, sinjal se këtë herë Unioni është serioz për zgjerimin me vendet e rajonit, theksoi ish-zëvendëskryeministri dhe ish-shefi i diplomacisë. , ndërsa tani kryetar dhe bashkëthemelues i Qendrës Ballkanike për politika konstruktive “Solucija” Nikolla Dimitrov gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin e nëntë Delfi, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Dimitrov foli në një panel diskutimi për perspektivën e BE-së për Ballkanin Perëndimor, ai tha se i gjithë procesi është si të ngjitesh në një mal të madh, siç tha ai, i ngjashëm me atë ku ndodhet qyteti antik grek Delfi, nikoqir i forumit, por edhe theksoi se “nuk ka alternativë për integrimin evropian”.

Ai theksoi se në të gjithë procesin, si Bashkimi Evropian ashtu edhe vendet kandidate duhet të bëjnë pjesën e tyre të punës.

“Mendoj se do të jetë e mençur të përfundojmë projektin evropian me vendet e rajonit, si dhe me vendet kandidate Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Nëse nuk mund ta bëjmë këtë, zëri evropian në botë do të dobësohet”, theksoi Dimitrov.

Iu referua edhe vendeve të rajonit që tashmë janë pjesë e Unionit, duke përmendur Greqinë dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për rrugën evropiane, por shtoi se “ata që do të përfitojnë nga integrimi në BE janë fqinjët tanë”.

Panel diskutimi u mbajt në sallën “Leto”, që mban emrin e perëndeshës në mitologjinë greke, nënës së Apollonit, të cilës i është referuar edhe vetë Dimitrov, duke shpjeguar se kjo fjalë do të thotë “i harruar” dhe duke e lidhur me temën e sotme, ai komentoi se “rajoni jonë nuk është harruar”.

“Do të jetë një tragjedi nëse Evropa është atje, e ne nuk jemi, këtë nuk mund ta përballojmë”, theksoi Dimitrov.

Një shembull i suksesshëm në rajon, me një vend që do të bëhet pjesë e Unionit, sipas ish-shefit të diplomacisë, do të jetë stimul edhe për vendet e tjera.

MARKETING



You may also like