Dimitrievski: Do ta ç’rrënjosim korrupsioni

by admin
Spread the love

Kandidati për president i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, në press konferencën e mbajtur sot në Butel thotë se ka hyrë në këtë betejë për presidentin e ardhshëm të vendit, pasiqë beson se Maqedonia e Veriut meriton një president nga qytetarët, me qytetarët dhe për qytetarët. Ai pohon se prioriteti i tij në të ardhmen do të jenë vetëm qytetarët. Dimitrievski theksoi se do të punojë për bashkimin e qytetarëve, për bashkimin e qeverisë dhe të opozitës. Dimitrievski potencoi se pas 30 vitesh pjekuri, ne si shtet meritojmë njëher e përgjithmonë të përcaktojmë vija të kuqe kombëtare. Në kuadër të fushatës, por edhe si president i zgjedhur i shtetit, siç tha ai, do të ofrojë zgjidhje konkrete për zgjidhjen e të gjitha problemeve, ndër të cilat përmendi luftën kundër korrupsionit, për vetëqëndrueshmërinë e shteti, si dhe forcimi i kapaciteteve diplomatike të Maqedonisë së Veriut.
“Korrupsioni dhe krimi janë kancer – plagë e Maqedonisë. Do të dal me formimin e një ekipi të posaçëm dhe një strategji për të luftuar korrupsionin për çrrënjosjen e tij në shtet, mbi të gjitha korrupsionin politik, i cili nuk lë vend për veprim të forcave të reja dhe të freskëta në shtet”, ka deklaruar Maksim Dimitrievski, kandidat për president i Lëvizjes ZNAM.

MARKETING



You may also like