Dikush nga shtëpia e Donaldit po pret në radhë të fitojë udhëtimin dhuratë

by admin
Spread the love

Pak ditë më parë, Donaldi vendosi ta dhurojë udhëtimin në 7 destinacione të botës për ndjekësit e tij, duke bërë të mundur që falë komenteve poshtë postimit të përzgjidhen 7 çifte. Megjithatë mes shumë komentuesve që nuk kanë munguar edhe personazhe publikë apo miq të Donaldit, ka qenë edhe mamaja e tij. Ajo në fakt i ka shkruar të birit në mesazh duke i thënë: “Aman ore, mbase më ke zgjedhur mua me Kaçon”.
“Ndërkohë mami im”, shkruan Donaldi krah postimit, duke nënkuptuar se edhe ajo po e pret me padurim momentin kur ai do të zbulojë fituesit e udhëtimeve.
Edhe brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Donaldi tregoi se gjithçka ka arritur ia dedikon mamasë dhe babait të tij, të cilët kanë sakrifikuar shumë për fëmijët. Ndaj dhe s’do ishte aspak çudi që Donaldi të mendonte një surprizë edhe më të bukur për të dy prindërit e tij./revistawho.com

You may also like