Dikur luante në Kupën e Botës, ish-lojtari i Nigerisë pranë Laçit

by admin
Spread the love

Ditën e djeshme Laçi zhvilloi një ndeshje miqësore kundër Gjilanit në Pogradec të cilën e fitoi me rezultatin 2-1. Të dy teknikët shfrytëzuan këtë miqësore për të parë gjendjen e lojtarëve në prag të ndeshjeve në Kupat e Europës.

Tek skuadra kurbinase ra në sy aktivizimi i Majkëll Babatunde, mesfushor nigerian, që është aktivizuar më parë edhe me skuadrën kombëtare të vendit të tij.

Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, nigeriani kërkon që të bindë teknikun Duro dhe të fitojë një vend tek skuadra e Laçit.

Babatunde ka luajtur në Ukrainë me Krivbas, Volyn dhe Dnjipro, ndërsa në dy sezonet e fundit ka luajtur në Marok me Wydad Athletic Club. Mesfushori ka luajtur me fanellën e Nigerisë në Kupën e Botës 2014. / Oversport.tv

You may also like