Dikur luanin bashkë në fushë, Arapi dhe Lila sërish bashkë si pjesë e skuadrës “Ti Bo Gol”

by admin
Spread the love

Futbolli është i bukur sepse rezervon surpriza, herë të këndshme dhe herë të pakëndshme. Pak ditë më parë Bledi Shkëmbi zuri vendin e Renato Arapit në krye të pankinës së Teutës.

Ish-tekniku i durrsakëve ka filluar menjëherë një aventurë të re, por kësaj radhe jo në fushën e blertë, por në studiot e Oversport, aty ku do të analizojë ndeshjet e Abissnet Superiore në emisionin “Ti Bo Gol”. Si për ironi të fatit, Arapi do të plotësojë vendin e lënë bosh nga Bledi Shkëmbi në skuadrën e emisionit “Ti Bo Gol”.

Në këtë profesion të ri, Arapi do të ketë në krah një mik e shok të vjetër si Andi Lila me të cilin kanë ndarë shumë beteja si shokë skuadre në fushën e blertë me fanellën e klubeve dhe të kombëtares kuqezi.

Tashmë të dy bashkë, do të zbresin në fushë me skuadrën “Ti Bo Gol” për të analizuar të gjitha sfidat e kampionatit shqiptar që vijnë live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

You may also like