Dikur fshihej në kosh rrobash, ku e ndoqi Jose Mourinho Romën sonte

by admin
Spread the love

Jose Mourinho ishte i pezulluar dhe nuk mund ta drejtonte Romën në ndeshjen kundër Spezia, që skuadra e tij e fitoi me rezultatin 1-0 falë një goli me penallti në minutën e shtatë shtesë.

Me siguri portugezi ka qenë duke kafshuar veten me dhëmbë deri në ato momenti, pasi verdhekuqtë kishin goditur dy herë shtyllën dhe në momentin e marrjes së penalltisë u ndalën nga traversa.

Gjithsesi kuriozitet ka për vendin ku Mourinho e ndoqi këtë ndeshje. “Special One” ka preferuar të mos e ndjekë në tribunë.

Ai e ka ndjekur në qetësi sfidën ndaj Spezias brenda autobusit të skuadrës, ku mund të shihte ndeshjen dhe të fliste në telefon me stafin në qetësi.

Vetë Mourinho në fund të ndeshjes ka postuar edhe një foto pranë autobusit të ekipi. Në të shkuarën portugezi ka zbuluar se para një ndeshje të Champions League të Chelsea kundër Bayern Munich, ai ishte fshehur në koshin e rrobave vetëm që të mbante fjalimin e zakonshëm. / oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

You may also like