Digjet vila në Mavrovë, ku po qëndronte Zeçeviq, sekretari gjeneral i LSDM-së

by admin
Spread the love





Një vilë malore ka marrë flakë në fshatin Leunovë të Mavrovës, ku këtë fundjavë aty po qëndronte sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Mile Zeçeviq, raporton Fokusfi.

Shtëpia ishte në pronësi të nënës së Zeçeviqit dhe pikërisht ai ka raportuar për zjarrin e shkaktuar, përcjell INA.

“Sot në mëngjes (12.02.2023) rreth orës 06:10, M.Z.(51) nga Shkupi ka raportuar në SPB Tetovë se ka shpërthyer një zjarr në instalimin e brendshëm të një shtëpie fundjave në fshatin Leunovë, pronë e nënës së tij, ku ai po qëndronte. Nuk ka të lënduar, ndërsa kanë intervenuar zjarrfikësit e Gostivarit. Sot do të bëhet inspektim në vendin e ngjarjes”, njofton MPB.

Sipas informacioneve të “FoKus”, zjarri ka rënë në ambientetet e brendshme dhe dyshimet janë se ka pasur probleme me oxhakun.(INA)







Artikulli paraprak33 nxënës shqiptar të Banjicës së Çashkës ende mësojnë në gjuhën maqedonase (VIDEO)
Artikulli tjetërQeveria konfirmon shkeljet e Osmanit




You may also like