Digjen disa lokale në Qendrën e re tregtare në Tetovë

by admin
Spread the love




Një zjarr ka shpërthyer sot pasdite në disa lokale të qendës së re tregtare në Tetovë. Një lokal është djegur plotësisht ndërsa dy të tjerë janë dëmtuar. Nuk ka pasur të lënduar ose dëme njerëzore.

Zjarrfikësit kanë arritur që të ndërhyjnë me kohë për të shmangur më të keqen.

Aktualisht nuk ka ndonjë version zyrtar për shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Ka dyshime se në këtë hapësirë ka pasur fishekzjarre, pasi është dëgjuar edhe zhurma e shpërthimeve.

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se ekipe të zyrtarëve policorë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetohen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Hapësira ku ka shpërthyer zjarri  shfrytëzohen kryesisht për magazinim të mallit.

Si vend më pak i frekuentuar i qendrës tregtare, kjo pjesë është edhe strehë e personave të pastrehë si dhe e narkomanëve. /SHENJA/


You may also like