“Diga e madhe e korrupsionit, padyshim që do të çahet”, Romeo Kara del me paralajmërimin e fortë: Cunami i drejtësisë do ta marrë përpara

by admin
Spread the love

Juristi Romeo Kara paralajmëron se diga e madhe e korrupsionit do të çahet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, juristi shkruan se cunami i drejtësisë do ta marrë përpara kastën e politikës 30-vjeçare shqiptare.

“Diga e madhe e korrupsionit, padyshim qe do te çahet. Fillimisht vende-vende dhe më pas kur te shqyhet, cunami i drejtesise do t’a marre perpara kasten e politikes kriminale te ketyre 30-viteve.

Shqiptaret do t’i kapercejne ndasite partiake, duke e kuptuar se, rrenimi i vendit nuk ndalet pa ndalur rrenimin moral, bazen e te gjitha te keqijave.

Rendesi do te kete vetem devotshmeria dhe jo ngjyra partiake.”, shkruan Romeo Kara.

You may also like