Dieta e VIP-ve, regjimi ushqimor që ju eliminon kg e tepërta dhe shumë efektiv – Shqip

by admin
Spread the love

Nëse kërkoni të humbisni peshë dhe po kërkoni një regjim të caktuar ushqimor me të cilin e keni të sigurtë rënien nga pesha Shqip ju sugjeron këtë menu.

Është e këshillueshme që ky regjim , të shoqërohet dhe me trajtime të veçanta për trupin, të cilët do t’ju mundësojnë të humbni kile, por të krijoni një trup të tonifikuar dhe pa lëkurë të lëshuar.

Duhet theksuar se shumë figura të ekranit si Renata Caci, Oriana Cama dhe Silva Gunbardhi kanë humbur shumë kilogramë bazuar tek kjo dietë.

Dietë 1500 kcal/ditë – Karbohidrate 50 për qind, proteina 20 për qind, yndyrna 30 për qind, kolesterol 150 mg/ditë Vaktet është mirë të konsumohen në këto orare: Mëngjesi: 8:00-9:00. Paradreke: 11:00. Dreka: 13:00. Pasdite: 17:00. Darka: 20:00.

E hënë: Mëngjesi: 1 fetë bukë e zezë (30 gr) me 1 vezë të zier pak, 30 gr djathë të bardhë pa yndyrë. Paradreke: 1 portokall të shtrydhur Dreka: 1 kupë oriz me kërpudha ose perime, ose 60 gr peshk ton ose një gjoks pule, 1 fetë bukë e zezë, sallatë me barishte të ziera ose jeshile.

Pasdite: 1 dardhë dhe 1 grusht qershi. Darka: Sallatë greke (domate, kastraveca, speca) 125 ml kos pa yndyrë, 1 fetë bukë e zezë (30 gr), 60 gr djathë pa yndyrë (rikota).

E martë: Mëngjesi: 1 filxhan qumësht me 3 lugë tërshërë. Paradreke: 10 kokrra bajame. Dreka: 1 racion bishtaja, sallatë me domate dhe kastraveca, 60 gr mish pa dhjam, 1 fetë bukë e zezë. Pasdite: 1 banane e vogël Darka: sallatë me brokoli, 1 fetë bukë e zezë, 60 gr mish pule, 40 gr djathë.

E mërkurë: Mëngjesi: 1 fixhan kos me ½ filxhan drithëra me fibra. Paradreke: 1 kokërr mollë. Dreka: 150 gr mish pule, sallatë jeshile, 1 kupë oriz kaf me salcë zarzavatesh. Pasdite: 1 banane e vogël. Darka: Sallatë me brokoli, 1 fetë bukë e zezë, 60 gr mish pule, 40 gr djathë.

E enjte:  Mëngjesi: 1 filxhan qumësht me 2 lugë musli. Paradreke: 1 kokërr pjeshkë. Dreka: 1 racion bishtajore (fasule) sallatë me spinaq të freskët me vaj ulliri dhe limon, 1 fetë bukë e zezë. Pasdite: 1 kajsi. Darka: Supë pule me perime, kos pa yndyrë, 1 fetë bukë e zezë, sallatë me perime të ziera.

E premte: Mëngjesi: 1 kokërr vezë e zier. Paradreke: 1 grusht qershi. Dreka: 2 patate të pjekura, 150 gr peshk, sallatë me lulelakër dhe panxhar. Pasdite: 1 fetë biskotate me domate dhe gjizë pa kripë. Darka: 60 gr peshk ton, sallatë jeshile, 1 fetë bukë e zezë, kos pa yndyrë

E shtunë: Mëngjesi: 1 fetë bukë e zezë me gjizë dhe domate. Paradreke: 1 kokërr dardhë. Dreka: 1 racion thjerrëza, 1 fetë bukë e zezë, sallatë me spinaq të zier.

Pasdite: 1 grusht me fruta të thatë jo të kripura, jo të pjekura. Darka: 1 fetë bukë e zezë, 1 racion burani, 1 vezë e zier, 125 ml kos pa yndyrë.

E diel: Mëngjesi: 1 filxhan qumësht me 2 lugë musli. Paradreke: 1 frut. Dreka: 200 gr merluc, sallatë me rukola. Pasdite: 1 kajsi. Darka: Supë peshku, sallatë me brokoli dhe lulelakër

Kujdes: Gjatë gjithë dietës ditore nuk duhet të konsumohen më shumë se 2 lugë gjelle vaj ulliri. Jo më shumë se 2 kafe në ditë dhe të konsumohet me sheqer dietik. Jo më shumë se 1 filxhan çaj në ditë me sheqer dietik.

Në ditën që është për t’u konsumuar peshk ton të zgjidhet në konservë uji dhe jo konservë vaji. Djathi duhet të jetë pa yndyrë, rikota ose gjizë pa kripë. 2 herë në javë duhet të konsumohet peshk i freskët.

You may also like