Diego Simeones i kthehet buzëqeshja, ylli i skuadrës është gati për ndeshjen me Interin

by admin
Spread the love

Diego Simeone mund të marrë frymë më i qetë para ndeshjes shumë të rëndësishme që Atletiko Madrid luan kundër Interit në Ligën e Kampioneve.

Skuadra madrilene nuk po kalon një formë të mirë në kampionat, por ka shpresa të mëdha se mund të kthejë rezultatin e sfidës së parë ndaj zikaltërve, të cilët i mundën me rezultatin 1-0. Për këtë sfidë të dytë, Simeone do të ketë në dispozicion edhe yllin e skuadrës, sulmuesin Antuan Grizman.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Simeone ka provuar sot formacionin me të cilin do të përballë të mërkurën zikaltrit dhe mes lojtarëve ishte rregullisht edhe sulmuesi francez, i cili do të rreshtohet përkrah Alvaro Moratas. Francezi ishte dëmtuar në ndeshjen e parë mes dy skuadrave dhe kishte munguar në duelet ndaj Atletik Bilbaos, Almerias, Betisit dhe Kadizit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like