Di Biagio gati për aventurën shqiptare: Ja pse pranova të vij te Dinamo

by admin
Spread the love

Me dëshirë dhe entuziazëm për të ngritur skuadrën në nivelet më të larta.

Kështu e nis aventurën e tij te Dinamo City, trajneri italian, i mirënjohuri Luigi Di Biagio, i cili u prezantuar zyrtarisht në stolin e kryeqytetasve dhe foli për herë të parë për mediat shqiptare.

Di Biagio zbuloi se e ka joshur projekti i kryeqytetasve shqiptarë për të pranuar ofertën, teksa pranoi me realizëm se Dinamo nuk është ende skuadra më e fortë e Superiores dhe projekti sapo ka nisur.

Çfarë ju bindi që të vinit në stolin e Dinamos?
Kam kuptuar se ka dëshirë për t’u rritur, ka dëshirë për të luajtur me të rinjtë, ka dëshirë për të arritur në nëj nivel shumë të mirë, kështu që mjafton të shohësh projektin dhe entuziazmin, për të kuptuar pse kam ardhur këtu.

Mendoni se mund të arrini rezultate menjëherë? A jeni informuar për futbollin shqiptar?
Objektivi është ky. Natyrisht që nuk mund të konkurrojmë për vendet e para në këto momente, por skuadra është në rritje dhe më takon mua t’i bëj të luajnë mirë dhe të arrijnë rezultate të rëndësishme. Janë disa skuadra, që sot për sot janë më të forta se ne. Megjithatë unë shoh një skuadër që po rritet shumë dhe nëse më bën të njëjtën pyetje pas dy muajsh, mund të flasim në mënyrë tjetër. Objektivi i parë është të rritemi dhe të pozicionohemi në vendet e para, por të jemi objektivë, ka skuadra më të forta.

Keni një CV shumë të pasur dhe ndoshta oferta nga Shqipëria të ka bërë të mendohesh gjatë. A është kjo një sfidë për ty?
Është një sfidë e madhe. E njoh mirë historinë e Dinamos dhe 15 vitet e fundit të saj, ku nuk ka fituar asnjë trofe. Jemi këtu për ta rikthyer në nivele të larta dhe kemi një projekt për ta bërë këtë brenda 2-3 vitesh, ndonëse të jem i sinqertë, unë shpresoj t’ia dalim më shpejt. Jam mësuar të mendoj dhe të shoh gjithnjë lart, por duhet të jem i sinqertë, ky do të jetë një vit rindërtimi.

Ndeshja e parë e kampionatit është ndaj Tiranës?
Do të shohim menjëherë në çfarë pike jemi. Tirana është një skuadër e madhe, me një trajner të madh dhe lojtarë cilësorë. I kam parë të luajnë dhe janë shumë të fortë, ndaj të shohim si do të përballemi me ta.

Do të donit diçka më shumë nga merkatoja?
Jam i kënaqur, sepse më kanë sjellë ata që kisha kërkuar. Gjithnjë ka mundësi dhe duhet të përmirësohemi, ndaje nëse do të ketë nevojë, drejtuesit janë gati të më kënaqin. Për momentin do të punojmë me këtë organikë. Jemi duke pritur edhe ndonjë lojtar tjetër, por jam i vetëdijshëm për problemet që kemi. Jam optimist, por edhe i vetëdijshëm që duhet të punoj me shumë gjëra. Gjithsesi jam i entuziazmuar dhe me dëshirën e duhur./ Super Sport


Top Channel

You may also like