“Dhuratë Krishtlindjesh” për Putinin: Ukraina shkatërron luftanijen ruse në Detin e Zi!

by admin
Spread the love

Lufta në Ukrainë hyri në ditën e 671 me njoftimin se forcat e Kievit kanë shkatërruar një anije ruse në afërsi të Gadishullit të Krimesë, e cila dyshohet se transportonte dronë që do të përdoreshin nga Moska në konfliktin e armatosur me vendin fqinj.

Aeronautike ushtarake ukrainasë pohoi se anijë e flotës ruse që po lundronte në Detin e Zi, kishte dronë iranianë Shahed. Moska vetë i konfirmoi dëmet e bëra luftanijes  Novocherkassk, e goditur sic tha, nga avionët ukrainas dhe raketa të telekomanduara.

Nga sulmi mbeti i vrarë një person, e pohuar kjo prej kreut rajonal të Krimesë të vendosur aty nga Rusia, Sergei Aksyonov. Sipas tij, nga sulmet ukrainase u dëmtuan dhe 6 ndërtesa ndërsa një numër i vogël njerëzish u desh të dërgoheshin në qendra të përkohshme pritjeje. Operacionet e transportit në port megjithatë i janë rikthyer normalitetit, pasi zjarri që shpërtheu aty nga raketat ukrainase, u arrit të vihej nën kontroll.

Krimea njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës, por është nën pushtimin rus që prej aneksimi nga Moska në vitin 2014. Ukraina, e përballur me pushtimin rus që nga shkurti i vitit të kaluar, sulmon shpesh objektiva të ushtrisë ruse në Krime. Një ndër triumfet më të mëdha të saj ishte goditja dhe fundosja e luftanijes Moskva të Flotës ruse të Detit të Zi në prill të vitit 2022.


Top Channel

You may also like