Dhurata e fansave të Besiktas – Shqip

by admin
Spread the love

Me mijëra lodra pellushi u hodhën në stadiumin e klubit për fëmijët e prekur nga tërmeti

Me mijëra tifozë të Beshiktashit u solidarizuan me fëmijët që po vuajnë pasojat e tërmetit shkatërrimtar të 6 Shkurtit në Turqi.

Fansat e klubit të njohur nga Stambolli hodhën lodra në stadium, si dhurata për fëmijët e traumatizuar, në ndeshjen ndaj Antaliasporit. Sfida u ndal pas 4 minutash e 17 sekondash, në kujtim të tërmetit fillestar që goditi Turqinë dhe Sirinë në orën 4:17 të mëngjesit.

Klubi i njohur nisi një fushatë në ndihmë të fëmijëve, duke iu kërkuar tifozëve që të sillnin lodra në shtëpinë e Beshiktashit.

“Fansat tanë hodhën shalla, bereta dhe lodra pellushi në stadium, për t’iu dhuruar fëmijëve në zonat e goditura nga tërmeti, e për t’i lumturuar ata”, thuhet në njoftimin e klubit.

Futbollistët e të dy klubeve, si edhe rezervat, dolën vullnetarë për të hequr lodrat nga fusha. Si pasojë e tërmetit me magnitutë 7.7 të shkallës Rihter, humbën jetën 44 374 persona. Më shumë se 13 mln njerëz janë prekur nga tërmeti shkatërrimtar. Përveç Turqisë dhe Sierisë, lëkundjet u ndien edhe në Liban.

Klan News

You may also like