Dhuna e futbollistëve ndaj partnereve, shqetësim i konsiderueshëm – disa nga ta mbajtën edhe burg

by admin
Spread the love

Dhuna e ushtruar ndaj partnereve dhe në veçanti ndaj ish- partnereve nga futbollistët profesionistë kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen dhe shqetësimin e konsiderueshëm të publikut.

Kjo formë agresioni shqyrtohet në kontekstin e gjinisë dhe natyrës së futbollit, me vëmendje të veçantë ndaj fizikut që posedojnë futbollistët.

Gjatë ditës së sotme, ish e dashura e futbollistit të Manchester United, publikoi fotografi, video dhe audio-incizim, e gjakosur nga dhuna që i ka shkaktuar ky i fundit.

Kujtojmë se, në shtator të vitit 2020, po i njëjti që ushtroi dhunë ndaj ish të dashurës, Mason Greenwood së bashku me Phil Foden u përfshinë në një skandal gjatë qëndrimit të tyre në Islandë.

Nadia Sif Lindal Gunnarsdottir, 20 vjeçare dhe Lara Clausen, 19 vjeçare, ishin në shoqëri me futbollistët pasi u ftuan në hotelin ku po qëndronin Kombëtarja e Anglisë.

Raste të dhunës fizike fatkeqësisht ka shumë. Ish- përfaqësuesi i Anglisë, Adam Johnson, mbajti tre vite burg për shkak se ushtroi pedofili. Ai u lirua në vitin 2019 pasi kreu gjysmën e dënimit.

Adam Johnson is a former footballer and that is how he should remain |  Daily Mail Online

Poashtu, edhe mbrojtësi i Manchester Cityt dhe Francës, Benjamin Mendy akuzohet për shtatë përdhunime dhe një sulm seksual, ndërsa është mbajtur në dy burxhe të ndryshme gjatë kësaj kohe.

Mendy akuzohet për tetë vepra kundër pesë grave të ndryshme, duke përfshirë shtatë akuza për përdhunim në lidhje me katër gra.

Në fillim të muajit, Benjamin Mendy u lirua me kusht pas katër muajsh burg.

Benjamin Mendy prison warring gangs

/Insporti.com

You may also like