Dhjetra mijëra protestojnë në sheshin Tahrir në Kairo kundër sulmeve izraelite ndaj Gaza (fotot)

by admin
Spread the love

Dhjetra mijëra njerëz protestonin sot në të gjitha qytetet e Egjiptit kundër bombardimeve dhe gjendjes së palestinezëve në Gaza.

Turma të mëdha njerëzish dolën në sheshin Tahrir në Kairo në solidaritet me palestinezët, teksa fushata e bombardimeve izraelite në Gaza ka vrarë mbi 4000 njerëz, sipas autoriteteve palestineze.

Protestat publike zakonisht nuk lejohen pa miratim në Egjipt por dje gjatë vizitës në vend të kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi tha se i bënte thirrje “popullit egjiptian të dalin në rrugë për të shprehur refuzimin e tyre të veprimeve të Izraelit në Gaza”.

Po atë ditë egjiptianët dolën në rrugë duke brohoritur për fundin e dhunës izrelite në Gaza.

Por analistët thotë se Sisi po përpiqet të shfrytëzojë valën e zemërimit të popullit më të madh në favor të Gazës fqinje, teksa zgjedhjet afrohen.

Mediat egjiptiane publikonin sot sheshet e qyteteve të vendit ku do të lejoheshin protestat, duke i bërë thirrje egjiptianëve të tregojnë mbështetjen.

Zgjedhjet presidenciale në vend janë pak më shumë se një muaji, por protestuesit në Kairo sot gjithashtu brohorisnin, “Nuk jemi këtu për të mbështetur askënd”.


Top Channel

You may also like