Dhjetëra civilë të vrarë në Kherson që pas tërheqjes së forcave ruse në fillim të nëntorit

by admin
Spread the love

Dhjetra njerëz janë vrarë në Kherson që nga 9 nëntori, kur trupat ruse u tërhoqën nga territoret e qytetit.

Shefi i Policisë Kombëtare Ihor Klymenko deklaroi se numri i përgjithshëm i viktimave të vrarë me raketa është 32.

Më 24 nëntor, trupat ruse lëshuan 17 raketa në qytet, duke vrarë shtatë persona dhe plagosur 21.

Klymenko shtoi se shtatë departamente policie kishin rifilluar punën e tyre në territoret e çliruara të Khersonit, katër prej tyre në qytet.

Oficerët e çmontimit të minave tani kanë fshirë 450 hektarë tokë në rajon dhe kanë hequr të paktën 3,500 eksplozivë.

“Kjo shpëtoi qindra apo edhe mijëra jetë njerëzish”, tha ai.


Top Channel

You may also like