Dhjetë milionë euro për sulmuesin shqiptar

by admin
Spread the love

Të shumta kanë qenë zërat e merkatos për të ardhmen e mesfushorit Kristjan Asllani. Talenti shqiptar nuk i ka pasur të shumta hapësirat te skuadra e Interit, duke zgjuar interesin e shumë klubeve, që kërkojnë shërbimet e mesfushorit në merkaton e janarit.  

Mediat italiane raportojnë se pas Fiorentinës, në skenë së fundmi ka dalë edhe Lacio e Elseid Hysajt. 

Skuadra bardhekaltër kërkon të dërgojë në kryeqytetin italian Kristjan Asllanin.

Sipas raportimeve të fundit, Lacio ofron 10 milionë euro dhe lojtar në shkëmbim për mesfushorin shqiptar. Një alternativë për t’u përdorur në këtë formulë transferimi është Bashiç. 

Transferimi te Lacio mund te jetë një alternativë e mirë për Asllanin për të marrë më shumë minuta, edhe pse futbollisti e ka shprehur herë pas herë dëshirën për të qëndruar te Interi..

You may also like