Dhëndri i Berishës hipën mbi makinën e Lulzim Bashës, reagon kreu i PD-së: Të thërrasësh referendum se do të hipësh në veturën e kryetarit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i PD ka dalë në konferencë për mediat nga selia blu pas mbledhjes së Kryesisë, duke komentuar faktin se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi hipi sipër makinës së Bashës të parkuar në oborrin e selisë së PD.

Komenti i Bashës:

“Të thërrasësh referendum dhe të hipësh në makinën e kryetarit të PD është tallje me demokratët. Nëse nesër do të ketë një referendum për të shkarkuar Blinken dhe pasnesër për të shkarkuar Biden, të gjithë e kuptojmë që është një tallje e madhe. Ndonëse kemi bërë një ndalje me të kaluarën, nuk më çliron nga keqardhja për nivelin kaq poshtë ku ka rënë i zoti i ashtu quajtur referendum.”-shprehet Basha.

You may also like