Dhëndër në Mirditë/ Ish-ylli i kombëtares kroate, pas 20 muajsh pa ekip, bëhet shok skuadre me Eros Grezdën

by admin
Spread the love

Ante Çoriç konsiderohej si një nga yjet e rinj të futbollit kroat, ku falë shkëlqimit të tij te Dinamo e Zagrebit arriti që në vitin 2018 të shitej për 7.5 milionë euro te Roma. Por karriera e tij te klubi italian mori për poshtë dhe për këtë arsye ai kaloi në huazim në kampionet të ndryshme dhe që nga vera e vitit 2022 mbeti pa ekip, pasi doli jashtë planeve të trajnerit Zhoze Murinjo.

Zyrtarisht i larguar nga Roma figuron në verën e 2023-shit, kur edhe i skadoi kontrata me Romën.  Rënia e vlerave të 26-vjeçarit është e madhe, pasi sipas “transfermarkt” kartoni i tij tani vlen vetëm 300 mijë euro. Duhet theksuar se Ante Çoriç është dhëndër Mirdite, pasi ai është martuar me vajzën e ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare, dhe trajenr në Kroaci dhe Shqipëri, Besnik Prenga.

Periudhën e pushimit Çoriç e shfrytëzoi për të qenë pranë familjes së re dhe vajzës që ka me bashkëshorten e tij, Sara, motra e ish-mbrojtësit të Kombëtares, Herdi Prenga. Ante Çoriç ka vendosur që t’i japë fund pëushimit me shpresën për një ringjallje të karrierës së tij. Këtë gjë 26-vjeçari ka preferuar që ta nisë nga skuadra e vendit të fundit në ligën e futbollit kroat, Rudes, ku së fundmi u transferua edhe ish-futbollisti i Kombëtares dhe Partizanit, Eros Grezda.

SSSS

PANORAMASPORT.AL

You may also like