Devolli: Dinamo shansi i jetës time, do e shikoni ndryshimin ndaj Partizanit

by admin
Spread the love

Bledar Devolli ka pasuar Bledi Shkëmbin në krye të Dinamos. Trajneri i bluve ka folur në prag të ndeshjes së kthimit çerekfinaleve. “Jam shumë i lumtur që më është dhënë kjo mundësi. Ekipin e kam parë këto ditë shumë mirë, kemi punuar shumë mirë. Shikoj entuziazëm. Kemi punuar dhe besoj kjo do të jetë motoja, me kokën poshtë edhe me entuziazmin që i duhet shumë një ekipi. Kjo sidomos ekipit tonë në këtë situate ku është.

I pyetur se çfarë do të bëjë ndryshe Devolli te Dinamo, ai ka thënë: “Ndryshe do të bëjmë ato gjëra që kam unë në kokë dhe që kam punuar kudo që kam qenë. E para do të jetë zotërimi i topit. Do ta zotërojmë ne gjithë kohës topin, nëse e zotërojmë ne topin do ta kemi më të lehtë. E dyta do të mbrojmë portën tonë dhe të rrezikojmë atë kundërshtarit. Duhet të jemi agresiv në të dyja fazat. Me kokën poshtë besoj se do bëjmë një ndeshje të mire nesër dhe do kalojmë në fazën tjetër.”

“E kam thënë edhe diku tjetër që ky për mua është shansi i jetës, të punosh në një klub si Dinamo jo kushdo e ka fatin. Besoj se do punoj 24 orë që të mos e humbas këtë shans dhe që nga nesër do shikoj ndryshim. Besoj se dhe ju do shikoni ndryshim në ekip”, shtoi trajneri i Dinamos.

“Partizanin e kam parë dhe janë shumë mirë, janë shumë të shpejtë në momentin që e rikuperojnë topin. Ardhja e Skukës i ka shtuar më shumë thellësi, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm në momentin që e humbasim topin. Duhet të insistojmë ta rikuperojmë po aty ose të vonojmë dhe mos të kemi problem me finalizimin e Skukës, Malës apo Carës. Ata janë një treshe shumë e frikshme dhe e shpejtë, kështu që nga kjo treshe duhet kujdes”. / oversport.tv

You may also like