Deutsche Welle në listën e medieve të ndaluara në Afganistan

by admin
Spread the love



ISLAMABAD, 28 mars /ATSH-DPA/ Transmetuesi ndërkombëtar gjerman Deutsche Welle (DW) ka konfirmuar se shërbimi i tij është ndaluar në Afganistan, duke iu bashkuar listës së medieve të huaja të ndaluara nga talebanët në pushtet, si BBC dhe Zëri i Amerikës.

Gjatë një deklarate lidhur me kufizimet që bllokojnë partnerët afganë të përdorin përmbajtjen e saj, drejtori i përgjithshëm i “DW” Peter Limbourg shprehu shqetësimet për shtypin e lirë në vendin e goditur nga kriza.

“Kufizimet në rritje për lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes në Afganistan janë shumë shqetësuese”, tha Limbourg.

“Fakti që talebanët po kriminalizojnë shpërndarjen e programeve të “DW” nga partnerët tanë mediatikë po pengon zhvillimet pozitive në Afganistan. Media e lirë është thelbësore dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i ofruar popullit të Afganistanit një informacion të pavarur nëpërmjet internetit dhe medias sociale”, shtoi ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakTë ardhurat shënuan rënie në tregun e sigurimeve
Artikulli tjetërMazi: Imperative, të përthithemi vërtet shpejt në kampin e BE-së


You may also like