Deti i Kuq, Huthit sulmojnë kryqëzorët e SHBA-së me 37 dronë, rrëzohen 15

by admin
Spread the love

Në kohën kur lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e 155, njoftohet se rebelët jemenitë Huthi kanë shënjëstruar me 37 dronë disa kryqëzorë amerikane në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Deklarata erdhi nga zëdhënësi ushtarak i grupit të mbështetur nga Irani, Yahya Sarea. Nga ana e saj, Komanda e Lindjes së Mesme të SHBA-së, Cetncom, tha se forcat amerikane dhe aleatët rrëzuan 15 dronë të Houthi në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit gjatë natës. Centcom e quajti sulmin “në shkallë të gjerë” të rebelëve një kërcënim për transportin tregtar, marinën amerikane dhe anijet e koalicionit në rajon.

Sulmi me 15 dronë ishte një prej sulmeve më të mëdha të Huthive që nga nëntori kur ata  nisën të shënjestronin me raketa dhe dronë anijet në zonën e Detit të Kuq, që është një rrugë kyçe për tregtinë botërore. Huthit e mbështeten nga Irani, pretendojnë se sulmet e tyre ndërmerren në shenjë solidariteti  pas nisjes së luftës me Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Europian, në Rripin e Gazës. Në dhjetor, SHBA-ja ndërmori një nismë të sigurisë detare për të mbrojtur anijet në Detin e Kuq nga sulmet e Huthive.

Goditjet e rebelëve jemenitë kanë detyruar anijet komerciale të ndryshojnë rrugëtimin e tyre për të shmangur Detin e Kuq ku kalon 12 për qind e tregtisë globale. EDhe pse që nga janari, SHBA-ja dhe Britania kanë kryer sulme të vazhdueshme ndaj tyre për t`i frenuar, rebelët kanë vazhduar të shënjestrojnë anije amerikane dhe britanike.


Top Channel

You may also like