Detajet e armës së “Ferrit” që CIA përdori për të vrarë kreun e Al Qaedas

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pak më shumë se një orë pas lindjes së diellit më 31 korrik, kreu për një kohë të gjatë i Al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri doli në ballkonin e një kompleksi në qendër të Kabulit. Thuhet se ishte një aktivitet i preferuar pas lutjes i xhihadistit veteran egjiptian.

Kjo do të ishte gjëja e fundit që do të bënte.

Në orën 06:18 me orën lokale, 2 raketa u përplasën në ballkon, duke vrarë 71-vjeçarin, por duke lënë të padëmtuara gruan dhe vajzën e tij që ndodheshin brenda. I gjithë dëmtimi nga goditja duket se është i përqendruar vetëm në ballkon.

Si ishte e mundur të kryhej një godiste kaq e saktë? Në të kaluarën, SHBA-ja është përballur me kritika për sulme dhe gabime në shënjestrim që kanë vrarë civilë.

Por në këtë rast ishte lloji i raketës dhe një studim i detajuar i zakoneve të Zawahirit.

Lloji i raketës së përdorur sipas zyrtarëve amerikanë ishte Hellfires me dron, një lloj rakete ajër-tokë që është bërë një element i rëndësishëm i operacioneve të SHBA-së kundër terrorizmit jashtë shtetit gjatë dekadave që nga 11 shtatori 2001.

Raketa mund të lëshohet nga një shumëllojshmëri platformash, duke përfshirë helikopterë, automjetet tokësore, anije dhe avionë me krahë fiks ose në rastin e Zawahirit nga një dron pa pilot.

Shtetet e Bashkuara besohet se kanë përdorur armën “zjarri i ferrit” për të vrarë gjeneralin iranian Qassem Soleimani në Bagdad në fillim të vitit 2020 dhe xhihadistin me origjinë britanike të Shtetit Islamik i njohur si “Xhihadi John” në Siri në vitin 2015.

Ndër arsyet kryesore për përdorimin e përsëritur atë është saktësia.

Kur një raketë lëshohet nga një dron, operatori i ulur në një dhomë kontrolli me ajër të kondicionuar aq larg sa SHBA-ja kontinentale sheh një transmetim video të drejtpërdrejtë të objektivit, të cilin sensorët e kamerës së dronit e kthejnë përsëri përmes satelitit.

Më pas operatori përdor një reze lazer drejt tij. Pasi raketa është lëshuar ajo ndjek rrugën e atij lazeri derisa të godasë objektivin.

Ekzistojnë procedura të qarta, të njëpasnjëshme që duhet të ndjekë ekuipazhi që drejton dronin përpara se të ndërmarrë veprime, për të minimizuar rrezikun e viktimave civile. Në sulmet e kaluara të ushtrisë amerikane ose të CIA-s, kjo ka përfshirë thirrjen e avokatëve ushtarakë për konsultime përpara se të jepet urdhri për të qëlluar.

Sulmi i Zawahirit “tingëllon si një aplikim model” i procesit, thonë ekspertët.

You may also like