Detaje nga zjarri në Tetovë, është lënduar pronari i shtëpisë së djegur

by admin
Spread the love




Është lënduar pronari i shtëpisë në të cilën shpërtheu një zjarr rreth orës 19 në lagjen Kolltuk të Tetovës, janë informacionet e para që i kumtoi SPB Tetovë.

Zjarri i kaploi dy shtëpi ndërsa ishte vënë nën kontroll prej zjarrfikësve për rreth një orë.

“Në SPB Tetovë në orën 19.20 është denoncuar për zjarr në një shtëpi, pronë e I.S. (50). Zjarri është përhapur edhe në shtëpinë fqinje në të cilën nuk jeton askush. Pronari I.S. ka marrë djegie, pas çka është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, informojnë nga policia e Tetovës.

Nga njësiti territorial i zjarrfikësve informojnë se për shuarjen e zjarrit që kishte shpërthyer në një shtëpi në rrugën “Vukashin Simovski” fillimisht ishin dërguar katër automjete.


You may also like