Destani: Ministrat e rinj ia kaluan Kosovës dhe Shqipërisë! Fabrika e veturave elektrike do të ndërtohet në Tetovë

by admin
Spread the love

Kreu i kompanisë “Ecolog”, Lazim Destani sot tha se fabrika për ndërtimin e veturave elektrike do të ndërtohet në Tetovë, përcjell TV21. Destani theksoi se projekti u ishte ofruar edhe Kosovës dhe Shqipërisë, por falë ndihmës së ministrave të rinj, u vendos që projektin ta fitojë Maqedonia e Veriut.

“Kur vendosëm që ta sjellim në Ballkan. Ne ua ofruam tre shteteve. Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Për fat të mirë Maqedonia u gjet më e shpejtë, me ndihmën e ministrave, me ndihmën e Qeverisë edhe me këto ministrat e rinj që kanë kontribuar, t’u them të drejtën ia kaluan Kosovës dhe Shqipërisë dhe fabrika do të ndërtohet këtu në Tetovë”, tha Destani.

You may also like