Despotovski: Në këto zona janë hapur mbi 1100 vende pune

by admin
Spread the love

Numri i vendeve të reja të punës të krijuara këtë vit në zonat zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) në vend ka shkuar në mbi 1100. Drejtoria për ZZHTI njofton mundësi të barabarta për investitorët vendas dhe të huaj me ndryshimet në Ligji për zonat industriale, të cilat janë në fazën përfundimtare.

“Krahas rritjes së vazhdueshme të eksporteve, të ekonomisë brenda vetë zonave, kemi një rritje të vendeve të punës. Të dhënat e fundit të muajit gusht tregojnë se gjatë këtij viti kemi mbi 1.100 vende të reja pune të hapura brenda zonave. Kjo do të thotë se trendi që kemi filluar para dy deri në 2.5 vjet, në mënyrë stabile vazhdon të ecë para”, deklaroi për MIA-n Jovan Despotovski, drejtor i ZZHTI-së.

Despotovski, i cili me një delegacion qeveritar ishte për vizitë pune në Gjermani, me rastin e marrëveshjes me kompaninë gjermane BMZ për investim të ri në ZZHTI Shkup 2 dhe një forum biznesi me biznesmenë gjermane, theksoi edhe rëndësinë e aplikimit të programeve për zhvillimin e aftësive.

“Në bisedimet këtu në Frankfurt, qasja jonë rezultoi e saktë, se duhet theksuar në interesin e institucioneve dhe të shtetit që pagat duhet të vazhdojnë të rriten dhe kjo nuk është problem për kompanitë dhe investitorët gjermanë. Programet e zhvillimit të aftësive u theksuan si të rëndësishme”, tha Despotovski.

Krahas aktiviteteve që lidhen me edukimin e dyfishtë dhe programet mbështetëse për kompanitë, që prej disa muajsh Drejtoria për ZZTHI-në, në bashkëpunim me organizatat joqeveritare, ka punuar në programe të veçanta për mbështetjen dhe inkurajimin e aftësive tek kategoritë e ndryshme të popullsisë së re, gjimnazistë, studentë.

“Bëhet fjalë për nxitjen e zhvillimit të të menduarit kritik dhe aftësive. Në dy programet e para kemi pasur dy grupe bashkëqytetarësh më të rinj që kanë marrë pjesë me sukses në dy olimpiada në Japoni, ndërsa kompania me të cilën kemi nënshkruar marrëveshjen dje në Frankfurt është e para që ka ndërmarrë një angazhim zyrtar për financimin e këtyre programeve në të ardhmen. Do t’u bëjmë thirrje të gjithë investitorëve tanë ekzistues dhe të rinj që aktivisht të përfshihen në këto programe dhe të ndihmojnë në zhvillimin e atij segmenti”, tha Despotovski.

Pakoja e reformës së zonave përfshin ndryshimet në Ligjin për Zonat Industriale që janë tashmë në fazën përfundimtare, të cilat sipas tij krijojnë mundësi të barabarta si për kompanitë vendase ashtu edhe për ato të huaja.

Me ndryshimet ligjore finalizohen konsultimet me institucionet kyçe, ndërsa Despotovski pret që Ministria t’i paraqesë ato në Qeveri në javët e ardhshme. 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like