Dështimi i PD-së për bashkim, Sali Berisha i dërgon mesazh të fortë Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet vendore

by admin
Spread the love

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka dërguar një mesazh për Enkelejd Alibeajn dhe mbështetësve të tij. Ai u shpreh se ata që duan të nxjerrin kandidatë përpos PD-së, po ndihmojnë Ramën. Berisha tha se tani është shumë e qartë se cila është shumica dhe pakica në PD dhe shtoi se palës tjetër i është afruar i gjithë establishmenti i partisë.

“Shumë janë duke u bashkuar me PD-në, por nëse dikush do të krijojë parti tjetër dhe mendon se me ndihmën e Ramës nxjerr kandidatë dhe luan me logon e partisë, ai është argat i Edi Ramës. Ata janë pakësuar shumë më tepër. Tani është e qartë se kush është shumica sepse këta dëmtojnë kandidatët e PD-së.

Atyre u është afruar barazi e plotë me gjithë establishmentin e partisë. Kanë të drejtë kandidimi dhe të drejtën e fraksionit. Nuk ka forcë tjetër politike që zhvillon primare dhe ka fraksion. Nuk mund t’i sakrifikojmë primaret. Duhen mbajtur gjallë në një vend që po zhduket vota” – tha Berisha në një intervistë televizive.

Berisha u shpreh se nuk ka asnjë pengesë, përpos urdhrit të Edi Ramës që bllokon logon e PD-së.

“Gjëja më e gabuar që mund të bëjnë kandidatët është të sulmojnë njëri-tjetrit. Nëse institucionet zbatojnë ligjin, është tërësisht e PD-së. Ka një vendim gjykate dhe një precedent me Bindjen Demokratike për logon. Nuk ka asnjë pengesë, përpos urdhrit të Edi Ramës që bllokon flamurin.

Nuk ndodh kurrë që të shpallet palë ai që nuk është palë. Ata që paditën, ata nuk ishin palë në proces. Nëse një drejtësi kontrakton parimin për të shpallur palë atë që nuk është, nuk ka drejtësi në botë që e shpall. Ne do të merremi me Edi Ramën dhe jo gjykatësit. PD-ja do të merret me Ramën në këtë rast”, tha Berisha.

You may also like