Dështimi i negociatave, Bardhi i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Berishës me lëvizjen më të fundit

by admin
Spread the love

Negociatori i grupit të Enkelejd Alibeajt, Gazment Bardhi ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Qëllimi i mbledhjes janë diskutimet lidhur me dështimin e negociatave me palën e Sali Berishën.

“Nesër, datë 2 Nëntor, ora 18:00; në selinë e Partisë Demokratike Dega 7 (përballë Mondialit), do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, me rend dite: Diskutime dhe vendimmarrje mbi qëndrimin e mëposhtëm të Grupit Parlamentar të PD”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë kujtojmë se Berisha mbrëmjen e sotme zhvilloi një mbledhje në seli me Kryetarët e degëve të Qarkut të Tiranës, sekretarët e këtyre degëve dhe grupet e punës në orën 19:00.

You may also like