“Dëshira ime është që ti të shërohesh sa më shpejt’’, gjesti prekës i Diellza Kolgecit për ditëlindjen e vajzës së saj

by admin
Spread the love

Ditën e djeshme 28 prill, Helena, vajza e Diellza Kolgecit ka mbushur 3 vite jetë.

Ish-Miss Kosova, e cila njihet për iniciativat humanitare ka vendosur që këtë ditë speciale të vajzës së saj ta festojë në mesin e fëmijëve të hospitalizuar.

Me dhurata në duar dhe një kartolinë ku shkruhej një mesazh emocionues, Helena e vogël festoi ditëlindjen me fëmijët që janë duke u shëruar në repartin e hemato-onkologjisë në Prishtinë.

‘’Dëshira ime për këtë ditëlindje është që ti të shërohesh sa më shpejt’’, shkruhej në kartolinat e vendosura te dhuratat.

“Ne edhe kete ditelindje e festuam ne pediatri ne repartin e hemato-onkologjise, ju derguam femijeve dhuratat e ditelindjes se Helenes, keshtu duke i gezua ata festa eshte me e bukur, duke nda dashuri e kujdes jeta eshte me e lumtur.

Helena Rela Rugova sot 3 vjeqe, uroj nga shpirti te kesh shendetin, fatin dhe te behesh grua e forte e me zemer te bardhe’’, ka shkruar mes tjerash Diellza duke emocionuar të gjithë me gjestin.


You may also like