Deschamps: Nuk do të ndryshojmë! Maroku mbron mirë, por do ta gjejmë një zgjidhje

by admin
Spread the love

Pengesa e fundit për të shkuar në finalen e madhe për Francën quhet Marok. Gjelat do të përballen në gjysmëfinale me skuadrën afrikane që ka bërë surprizën më të madhe deri më tani në Katar. Në prag të kësaj sfide Didier Deschamps ka folur në konferencën për shtyp për të dhënë përshtypjet që ka mbi takimin.

“Ne nuk ndryshojmë nga njëra sfidë në tjetrën. Duam gjithmonë të kemi topin në këmbë për të qenë të rrezikshëm dhe të shënojmë. Nuk mjafton vetëm kualiteti i lojtarëve, nuk ka një sekret ose një recetë magjike për këtë gjë, janë shumë gjëra që duhet të kombinohen. Fjalia e duhur për këtë gjë është se duhet të përshtatemi”.

Marokut deri më tani asnjë skuadër nuk ka arritur dot t’i realizojë gol. Të vetmin gol të pësuar afrikanët e kanë në sfidën ndaj Kanadasë ku vetë mbrojtësi i tyre Aguerd çoi topin në rrjetë. Deschamp megjithatë ka besim se ky nuk do të jetë një problem për Francën e tij.

“Në një mënyrë ose një tjetër ne do ta gjejmë një zgjidhje. Ata kanë kapacitetin të mbrojnë shumë mirë, ky është një fakt, por do të jetë objektivi jonë që t’i vendosim ata në vështirësi. Nëse flasim për skuadrën time, unë nuk habitem nga performanca, edhe pse për disa prej tyre ishte kompeticioni i parë ndërkombëtar dhe nuk e dija se si do të reagonin emocionalisht”, u shpreh Deschamps. /oversport.tv

Foto: Équipe de France de Football, Facebook

You may also like