Deschamps: Mendy i pafajshëm, por u dënua nga “Gjykata” e medias. Te Franca i ka dyert e hapura

by admin
Spread the love

Benjamin Mendy ishte një nga protagonistët e suksesit të Francës në Botërorin Rusi 2018 dhe për shumë vite, ai ishte një element thelbësor në organikën e Deschamps.

Megjithatë, karriera e tij u ndal afro dy vite më parë kur mbrojtësi, në atë kohë pjesë e Manchester City u akuzua për disa raste përdhunimi. Pas pafajësisë, Mendy i është rikthyer përsëri botës së futbollit, me lojtarin që në këtë merkato ka firmosur me Lorient në Ligue 1 dhe burime pranë tij bëjnë me dije se ai ëndërron të veshë sërish fanellën e kombëtares.

Lidhur me këtë temë, së fundmi ka folur edhe trajneri i Francës, Didier Deschamps.

“Në përgjithësi dhe nuk e kam ndryshuar kurrë mendimin tim për këtë, dhuna ndaj grave, si të gjitha format e tjera të dhunës është e patolerueshme dhe e papranueshme. Kushdo që e bën këtë, natyrisht duhet të gjykohet dhe të dënohet nëse është e nevojshme. Tani, Mendy u shpall i pafajshëm, por “Gjykata” e medias e kishte dënuar tashmë. Natyrisht vendimet e Gjykatës janë të detyrueshme për ne dhe duhet t’i respektojmë, jo t’i komentojmë. Benjamin nuk ka luajtur për dy vite dhe tani dëshiron të rinisë përsëri karrierën e tij te Lorient, për këtë më vjen mirë. Ai nuk i ka dyert e mbyllura te Franca, por të flasim hapur, rikthimi i tij në kombëtare nuk është një çështje primare. Koha do të tregojë se kush e meriton apo jo që të luaj për Francën” – përfundoi Deschamps. /Supersport


Top Channel

You may also like