Deri të premten pritet mot i ndryshueshëm, me shi dhe më i ftohtë

by admin
Spread the love




Deri të premten do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, nesër me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe me erë mesatare, kohëpaskohe të fuqishme nga drejtimi verior, njofton DPHM.

Në ditët në vijim mëngjeset do të jenë të ftohta me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa deri të premten ato ditore do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 1 deri në 12, ndërsa ato të ditës prej 13 deri në 22 gradë Celsius.

Në ditët e fundjavës do të mbizotërojë mot me diell me rritje graduale të temperaturave ditore.


You may also like