Deri të mërkurën vendi në nivelin portokalli të rrezikut nga temperaturat e larta

by admin
Spread the love

Deri të mërkurën e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me temperatura të larta të mëngjesit dhe ditës, për çka do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta, informojnë nga DPHM-ja.

Indeksi UV në pjesën më të madhe të vendit do të ketë një vlerë shumë të lartë 10.

Në vend nesër do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 23, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 34 deri në 41 gradë. Indeksi UV do të jetë 10.

Në Shkup kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë me erë të dobët nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 38 gradë.

MARKETING



You may also like