Deri para 8 vitesh luante në Serie A, askush nuk do të blejë emrin e klubit për ta shpëtuar

by admin
Spread the love

Catania duket se është një hap larg harresës: pas shpalljes së falimentimit nga Gjykata e Catanias që u zhvillua më 22 dhjetor, ankandi për çmimin e emrit të klubit nuk solli asnjë ofertë.

Në hapjen e zarfeve brenda Pallatit të Drejtësisë, në zyrën e avokatit Ciraolo, në fakt rezultoi një surprizë e pakëndshme.

Sezonin e fundit Catania ishte pjesë e Serie C, por që 8 vjet më parë luante në Serie A dhe që në historinë e saj krenohej me 17 sezone të luajtura në elitën e futbollit italian.Nuk mund të kishte një epilog më të keq për historinë e Calcio Catania. Në fakt, klubi rrezikon të zhduket përgjithmonë dhe të detyrohet të shkrijë çdo gjë, duke filluar edhe nga moshat e vogla pa arritur as të përfundojë kampionatin që po luan aktualisht.

Po, sepse tani administratorët që merren me çështjet e  falimentimit do të mund të presin vetëm deri në fund të muajit (dmth 28 shkurt) për çdo ofertë të minutës së fundit për të marrë në zotërim emrin e klubit.

You may also like