Dërgohet në mbajtje gjinekologu që sulmoi profesoreshën

by admin
Spread the love

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, është sulmuar fizikisht dje në vendin e saj të punës, nga prindi i një studenti, i cili është po ashtu mjek me profesion. Sipas asaj që ka njoftuar Pupovci, ajo është sulmuar fizikisht nga Dr. Arsim Gashi, gjinekolog, i cili është ndarë i pakënaqur me notën që e ka vlerësuar ajo djalin e tij student.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i
dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 10.05.2022 – 16:05. Është
arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shkuat në zyrën e viktimës
femër kosovare (profesoreshë në fakultet) dhe e sulmuar fizikisht viktimën.
Arsyeja e sulmit ndërlidhet me vlerësimin e “pa drejtë” në provim, që ka bërë
viktima ndaj djalit të dyshuarit. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i
dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24
orësh të Policisë.

You may also like