Derby della Capitale, Roma – Lazio: Formacionet e mundshme

by admin
Spread the love

Roma dhe Lazio do të përballen në ‘Derby della Capitale’ sot (e diele) me fillim nga ora 18:00.

Dy skuadrat po luftojnë ende për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve dhe kjo përballje e tyre vjen në një moment shumë të mirë.

Roma aktualisht zë vendin e gjashtë në tabelë me 48 pikë, derisa Lazio është një pozitë më lart me një pikë më shumë.

Giallorosët nuk dinë për humbje në tetë sfidat e fundit në Serie A ku kanë marrë katër fitore e katër barazime.

Jose Mourinho ka të gjithë lojtarët në dispozicion, derisa te Lazio mungon Zaccagni për shkak të kartonëve.

Formacionet e mundshme:

ROMA (3-4-1-2): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Mkhitaryan, Zalewski; Sergio Oliveira; Zaniolo, Abraham.

LAZIO (4-3-3): Strakosha; Lazzari, Luiz Felipe, Acerbi, Marusic; Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto; Felipe Anderson, Immobile, Pedro

You may also like