Derbi në finalen e FA Cup, orar i ri pas 12 vitesh! “Buzëqeshin” te City

by admin
Spread the love

Më datë tre qershor në stadiumin legjendar të Wembleyt do të zhvillohet finalja e FA Cup mes Manchester United dhe Manchester City.

Një derbi e bën finalen edhe më të ethshme teksa “Djajtë e Kuq” pavarësisht se janë në një sezon që konsiderohet si tranzitor nën drejtimin e Erik ten Hag, ia kanë dalë të fitojnë Kupën e Ligës dhe synojnë trofeun e dytë.

Nga ana tjetër, The Citizens konsiderohen si një nga skuadrat më të mira në Europë dhe trajneri Pep Guardiola synon të zgjerojë listën e trofeve me Cityn. Së fundmi është vendosur edhe orari në të cilin do të mbahet finalja. Ndryshe nga sa ishte parashikuar, sfida nuk do të luhet pasdite dhe nën dritat e prozhektorëve teksa do të startojë në orën 15:00 të drekës.

Kanë qenë autoritetet e rendit ato të cilat kanë “shtyrë” organizatorët e ndeshjes që të ndryshojnë orarin pasi kur bëhet fjalë për një derbi, tensioni mes tifozëve është gjithnjë prezent dhe në orarin e vona policia nuk merrte përsipër sigurinë. Hera e fundit që një finale e FA Cup u zhvillua në orën 15:00, ishte para 12 vitesh, aty ku sërish gjendej Manchester City. Këta të fundit fituan ndaj Stoke City ( 1-0, shënoi Yaya Toure) dhe tashmë do të synojnë që të mposhtin edhe rivalët e së njëjtit qytet me orarin që mund t’iu rezervojë sërish fat.


Top Channel

You may also like