Derbi/ Mes incidenteve, tensioneve dhe ndërprerjeve, Partizani mund Tiranën

by admin
Spread the love

Hedhja e tymueseve në fushë ka ndërprerë për të disatën herë ndeshjen e derbit të kryeqytetit, ndeshje që në minutat shtesë u fitua nga Partizani.

89’ Da Silva dhe Maget i lënë vendin në fushë Mensah dhe Zekollit.

88’ Matondo i afrohet golit të tretë me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera përplaset mbi traversë dhe shkon jashtë.

86’ Cara ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Najdovskit.

86’ Patrik del nga fusha e lojës i dëmtuar, teksa bëhet gati të hyjë Berisha në vend të tij.

81′ GOOOL PARTIZANI. Shënon Cara.

78’ Cara dhe Menish hyjnë në fushë në vend të Mba e Hadroj.

75’ Gjyqtari ndal përsëri ndeshjen pasi tymi në stadium bën të pamundur të vijohet me lojën.

74’ Hadroj dëmtohet pas një ndërhyrje ndaj Patrik.

72’ Rrapaj i lë vendin Hotit në fushën e lojës te Partizani.

67’ Nikqi merr vendin e Lulajt në fushën e lojës për Tiranën.

65’ Bekaj pret penalltinë e Telushit.

63’ Penallti për Partizanin.

52’ Ndërpritet përsëri ndeshja për shkak të tymit të krijuar nga fishekzjarrët.

49’ Patrik lëshon një gjuajtje të fortë drejt portës, Rexhepi grushton e Hasani gjuan duke tundur rrjetën, por më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje, i konfirmuar edhe nga VAR-i.

47’ Rrapaj lëshon një gjuajtje të fortë tokazi drejt portës së Bekajt në një goditje dënimi, portieri kontrollon.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes me shkelmimin nga qendra të të kuqve.

45’+6′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Partizanit.

45’+4’ Mba ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ku çon takën lart.

45’ Jepen 6 minuta shtesë.

43’ Patrik shfaqet përsëri në krahun e majtë dhe tenton me një diagonale, por nuk gjen portën e Rexhepit.

41’ Anulohet penallti për Tiranën. 

40’ Patrik nga e majta harkon në zonë. Rexhepi grushtoj jashtë katërkëndorit.

36’ Momente shqetësimi për Partizanin, pasi Matondo dëmton gjurin pas largimit të topit. Lojtari merr ndihmën mjekësore e pastaj ia del të kthehet në fushë.

34’ Partizani sulmon përsëri në qendër me Rrapajn i cili gjuan por gjen bllokimin e Haxhiut.

30’ Përgjoni nga e majta ia del të gjejë hapësirën të krosojë në zonë, por nuk gjen aty asnjë nga shokët e skuadrës.

28’ Mba ul topin mirë me thembër për Rrapajn i cili gjuan por Najdovski e ndal gjuajtjen e fortë të mesfushorit.

27’ Partizani kthehet pak mbrapa duke i lëshuar terren bardhebluve që kanë më shumë qarkullimin e topit, por pa arritur të çajnë në prapavijën e të kuqve.

24’ Hadroj përsëri hyn në zonë nga e djathta dhe Maget e Da Silva tentojnë të gjejnë portën, por bllokohen nga prapavija e bardhebluve.

20’ GOOOL PARTIZANI. Shënon Mba. 

17’ Murataj nis nga e djathta një top për Maget në shtyllën e dytë, por kthimi i sferës nga ky i fundit në qendër nuk gjen Mba.

15’ Mba i vjedh topin Najdovskit, por ky i fundit kthehet dhe nxjerr sferën në fundore.

13’ Hadroj në të djathtën nis një harkim perfekt në shtyllën e dytë për Da Silva por ky i fundit nuk përfiton për të gjuajtur në portë dhe sfera kalon vijën fundore.

11’ Aleksi rikuperon topin në mesfushë dhe nis Hasanin i cili gjuan në ecje e sipër, por sfera fluturon mbi traversë.

10’ Rifillon edhe një herë ndeshja.

9’ Xhaja thërret pranë vetes kapitenët, pasi nuk mund të vazhdohet ndeshja në këto kushte, ndërsa pret që të qetësohen tifozët.

7’ Rifillon sfida pas 3 minutash, ku portierët kanë marrë ndihmën mjekësore, por kapsollat nuk ndalen në fushë.

4’ Ndërpritet ndeshja pasi tifozët pas dy portave shënjestrojnë portierët, duke bërë që nga kapsollat të goditen si Rexhepi, ashtu edhe Bejkaj.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të bardhebluve.



Top Channel

You may also like