Derbi i Manchesterit/ City turpëron United, Foden i dhuron “poker” ekipit

by admin
Spread the love

Më Manchester po luhet derbi mes City-t dhe United, ndeshja më e rëndësishme e raundit të nëntë të Premier League.

Manchester City-Manchester United (4-0) (Foden 08′ Haaland 34′ Haaland 37′)

Premier League java 9

44’-Gol! City turpëron United, Foden i dhuron “poker” ekipit.

37’-Gol! Super Haaland, pas një asisti nga De Bruyne, norvegjezi e dërgon topin në rrjetë.

34’-Gol! Manchester City merr golin e dytë, pas një goditjeje nga këndi, Haaland e dërgon topin me kokë përtej vijës fatale dhe thellon avantazhin.

31’-Skuadra e City-t kërcënon pa ndalur portën e De Geas, sulmet nisin me Grealish, për t’u mbyllur me super goditjen e De Bruyne, por pa mundur ta finalizojnë në gol.

21’-Manchester City pranë golit të dytë, por Foden e humbet një rast shumë të mirë.

18’-Gundogan merr përsipër gjuajtjen e goditjes së dënimit, por është i pafat dhe e dërgon topin në shtyllë.

15’-Rasti i parë për United, pasi afrohet në zonë Sancho ia kalon topin Eriksen, por danezi nuk ia del të bëjë një gjuajtje të mirë.

08’-Gol Çfarë aksioni nga ana e Manchester City-t, Phil Foden dërgon topin në rrjetë me shumë ftohtësi.

03’- City shumë pranë golit, skuadra e Guardiolës tenton të shënojë gjatë rrëmujës në zonë, por ndalet nga De Gea dhe mbrojtja e United.

02’-Ndërhyrje e gabuar ndaj Grealish, Dalot ndëshkohet me karton të verdhë.

Nis derbi i Manchesterit në “Etihad Stadium”./Shqip

Formacionet zyrtare:


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like