Derbi i Madonnina, Roma dhe befasia Juventus: Skaneri i Carlo Ancelottit

by admin
Spread the love

Derbi i Madonnina, Interi Milan, në Kupën e Italisë do të marrë vëmendjen ditën e nesërme, ndërkohë që në lidhje me të ka folur edhe Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid. Ai ka dhënë një intervistë të gjatë për radio “Anch’io lo Sport” dhe flet edhe për Romën dhe Juventusin, klube me të cilën ka qenë në të shkuarën.

“Inter-Milan në Kupë? Nuk mendoj se do të ndikojë ky derbi në kampionat. Të dyja ekipet duan të fitojnë Kupën e Italisë. Përtej vlerave të skuadrave, derbi është derbi. Do të jetë një ndeshje emocionuese dhe me shumë presion. Unë sigurisht mbështes Milanin”.

“Roma, më mirë vendi i i katërt apo Conference League? Besoj se Mourinho e ka rikthyer entuziazmin. Ai po bën një punë të jashtëzakonshme falë cilësive të tij. Nuk e di se çfarë mund të ndodhë tani. Mendoj se Mouriho mund të jetë pjesë e rëndësishme në historinë e Romës”.

“Juventusi? Vendi i katërt i Juventusit për herë të dytë radhazi është paksa befasues. Mendoj se është një periudhë tranzicioni. Ata bënë investime të rëndësishme, si Vlahovic, dhe them se do të rikthehet konkurrues”, u shpreh Ancelotti. / oversport.tv

You may also like