Derbi i madh në “Hasanbeg Arena” takohen Shkëndija (H) – GFK Kumanova – Shqip

by admin
Spread the love

Në kuadër të javës së 17-të të kampionatit në Ligën e tretë Veri, sot në stadiumin e “Hasanbeg Arena” me fillim në orën 15:00 zhvillohet ndeshja derbi e dy skuadrave  pretendente për kualifikim në Ligën e dytë ajo mes Shkëndijës së Haraçinës dhe GFK Kumanova.

Në pritje të kësaj ndeshje Shkëndija e Haraçinës mbrëmë ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para derbit të ditës së sotme .

Mbrëmë kemi pasur stërvitje, disponimi i lojtarëve tanë është në nivel të lartë, të gjithë janë të gatshëm dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshje. Fusha është gati, tribuna është pastruar dhe jemi gati të presim të gjithë futbolldashësit dhe tifozët”, ka deklaruarNaser Jusufi, anëtari i kryesis për M Net.

Tabelën në Ligën e tretë Veri  e kryeson  GFK Kumanova  me 43 pikë , ndërsa Shkëndija e Hartinës  ka  39 pikë . Skuadra e Shkëndijës me fitoren eventuale përgatitin festë të madhe së bashku me  tifozët e flaktë të tyre, në Haraçin.

Drejtësinë në ndeshjen derbi Shkëndija (H) – GFK Kumanova  do të  ndaj  arbitri i ligës së parë Stojançe Trpçevski. /tvklan.mk

 

 

You may also like