Derbi i javës 22 në Superligë zhvillohet në “Zahir Pajaziti”

by admin
Spread the love

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me ndeshje shumë interesante edhe në këtë fundjavë.

Kryendeshja e xhiros së 22-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Aty, të dielën do të takohen Llapi e Prishtina nga ora 13:00 dhe do të transmetohet direkt në Klankosova.

Në të njejtën ditë dhe kohë zhvillohen edhe dy takime tjera shumë interesante.

Gjilani e pret në shtëpi ekipin e Trepçës ’89, ndërsa lideri aktual Ballkani luan përballë Dukagjinit në Suharekë.

Sfida të nxehta sjell edhe dita e shtunë.

Ferizaj në shtëpi do ta mirëpret nënkampionen aktuale, Dritën, kurse Drenica është mysafire e Malishevës në “Liman Gegaj”.

Të dy këto ndeshje zhvillohen nga ora 13:00.

You may also like